Kushtet e rezervimit

Kushtet e rezervimit

Te gjitha rezervimet do te bëhen pranë zyrës se Dua TOUR ne Prizren dhe do te jene pjese e rëndësishme e te gjithë procesit nga fillimi i udhëtimit / pushimeve deri ne mbarimin e tyre nga klientët tanë te organizuar ne grupe ose individë.Kushtet e prenotimit te përcaktuara me poshtë kane te vetmin qellim qe te qartësojnë mardhëniet klient – agjenci për te evituar kështu ne çdo rast ndonjë keqkuptim ne lidhje me pushimet tuaja

Pagesa :

Me konfirmimin e rezervimit pranë zyrës sonë , Ju duhet te bëni parapagimin ( 50 % ) te shumes se përgjithshme te paketës / udhëtimit / programit qe keni zgjedhur kundrejt dhënies se një dokumenti / mandati qe konfirmon ketë pagese.
Pagesa totale e udhëtimit do te behet 12 dite para udhëtimit.

Anullimet :

Ne rast anullimi te udhëtimit nga ana Juaj , DUA TOUR është i detyruar t\'ju mbaje shumen përkatëse sipas afateve te përcaktuara me poshtë :

10 - 07 dite para udhëtimit, 30 % te shumes totale
06 - 03 dite para udhëtimit, 50 % te shumes totale
02 - 01 dite para udhëtimit, 80 % te shumes totale
Ne mos paraqitje, 100 % te shumes se paketës / programit


Sigurimi shëndetësor :

Te gjithë pushuesit / klientët e DUA TOUR  janë te detyruar te pajisen me policen e sigurimit shëndetësor për udhëtim. Ne rast te kundërt DUA TOUR  nuk mban përgjegjësi për shpenzimet mjekësore , ne rast sëmundje apo aksidenti ne vendin e pushimit apo gjate udhëtimit nga / për NE vendet ku kalohen pushimet.

Përgjegjësitë & detyrimet e DUA TOUR

DUA TOUR  mban përgjegjësi për saktësinë e informacionit ne lidhje me detajet e paketës turistike , programit si dhe detajet e prenotimit dhe realizimit te shërbimeve te kërkuara nga klienti dhe te konfirmuara nga  DUA TOUR para rezervimit nga ana e klientit , për pajisjen me dokumetat përkatëse te udhëtimit si viza / voucher / bilete / mandate / qe konfirmojnë prenotimin , pagesën nga ana e klientit ne baze te rregullave te udhëtimit te përcaktuara nga DUA TOUR.